Wedding videography across Kosovo
We film one day you remember it for life
A documentary-led wedding videography studio, videograf dasmash in Prishtinë, Prizren, Pejë, Gjilan, Ferizaj and everywhere between. We stay out of the way, catch the day as it actually happens, and hand it back to you exactly as it felt. Half our couples plan from Switzerland, Germany or Austria, so we are used to organising a wedding across a time zone.




A quiet camera
and a very loud day.
No shot lists read out over a microphone. No twenty minutes of walking hand in hand towards a lens. We arrive early, learn the names, and then more or less disappear.
What comes back is the real thing: the speech that went off script, your grandmother refusing to sit down, the ten seconds after the doors closed. Shot on stabilised Ronin rigs with a crane and drone overhead, cut with restraint and scored to feel like a memory rather than a montage.
The collectionsGaleria e dasmave
Katër mënyra për ta ruajtur ditën
Çmimin dhe çdo gjë që përfshin pakoja ua dërgojmë me email brenda 24 orëve. Zgjidhni pakon që ju intereson dhe na shkruani datën.
Shërbime ekstra
Këto shtohen mbi çdo paketë, sipas dëshirës suaj.
- Dron, pamje ajrore
- Marrja e nuses, mbulim shtesë në shtëpi
- Fotograf ekstra
- Ronin ekstra
- Kran ekstra
- Reels shtesë për Instagram
- Same-day edit, nëse nuk është i përfshirë
Çmimet dhe përmbajtja e plotë dërgohen me kërkesë · Marrim një numër të kufizuar dasmash në vit
Pyetjet që na bëhen më shpesh
Sa kushton një video dasme në Kosovë?
Çmimi varet nga orët e xhirimit, numri i kameramanëve dhe gjatësia e filmit. Pakoja më e vogël mbulon vetëm ceremoninë, ndërsa ajo më e madhe mbulon kanagjeqin dhe dasmën. Na shkruani datën dhe vendin dhe ju kthejmë ofertë brenda 24 orëve.
Në cilat qytete të Kosovës xhironi dasma?
Në të gjitha. Punojmë rregullisht në Prishtinë, Prizren, Pejë, Gjakovë, Gjilan, Ferizaj, Mitrovicë dhe Podujevë, si dhe në komunat më të vogla, pa pagesë shtesë udhëtimi brenda Kosovës. Dalim edhe në Maqedoni të Veriut, Shqipëri dhe Luginë të Preshevës.
Sa duhet të presim deri sa ta marrim videon e dasmës?
Filmi i shkurtër është gati brenda tetë javësh, versionet e gjata deri në dhjetë javë. Në sezonin e dasmave ju njoftojmë paraprakisht nëse afati zgjatet.
A xhironi me dron?
Po. Droni dhe krani përfshihen në Ofertën 2 dhe në Ofertën 3, kurse te Oferta 1 mund të shtohen si shërbim ekstra. Fluturojmë vetëm aty ku lejohet dhe ku moti e lejon.
A e bëni edhe fotografinë, apo vetëm videon?
Po, të dyja. Të tria ofertat përfshijnë fotograf, editim dhe korrigjim ngjyrash, ndërsa Oferta 3 vjen me dy fotografë dhe album luxury. Fotografia dhe videoja dorëzohen bashkë, pa pasur nevojë të koordinoni dy ekipe.
Sa përpara duhet ta rezervojmë datën?
Datat e korrikut, gushtit dhe shtatorit zihen gjashtë deri dymbëdhjetë muaj përpara. Për datat jashtë sezonit zakonisht mjaftojnë dy deri tre muaj.
A xhironi fejesa dhe kanagjeqe veç dasmës?
Po. Fejesat dhe netët e kanagjeqit i xhirojmë edhe si ngjarje më vete, me pako më të shkurtër.
A xhironi dasma të diasporës?
Po. Xhirojmë dasma shqiptare edhe në Zvicër, Gjermani, Suedi dhe Austri, si dhe dasma në Shqipëri. Udhëtimin dhe akomodimin i llogarisim bashkë me ju para se të rezervohet asgjë.
E kemi parë më shumë herë sesa guxojmë ta pranojmë. Është e vetmja gjë që na ka mbetur dhe që ende tingëllon si ajo ditë.
Kaan & Erzë, 2026
Enquiries
Tell us when
and where.
hello@weddingsocietyfilms.com
- Phone+383 483 177 79
- WhatsAppWrite to us
- Instagram@weddingsociety.films
- CoveringAll of Kosovo
- Booking2026 & 2027
